Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë: Nuk ruhem nga policia

Shqipëria

Artan Lame tregon kërcënimet që ka marrë: Nuk ruhem nga policia

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 22:35
Artan Lame

Artan Lame, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës këtë të mërkurë në emisionin Opinion ka treguar kërcënimet që ai ka marrë, sa i përket çështjes së pronave në bregdet.

Drejtuesi i emisionit i vendosi zotit Lame pyetjen e gazetarit Artan Hoxha, i cili e pyeste nëse ishte marrë në mbrojtje ai vetë apo drejtorët e Hipotekës në rrethe.

“Erdha me ndonjë polic, unë? Nëse nuk i fut dorën njeri në xhep nuk ka ndonjë…”, tha Lame sa i përket pyetjes nëse ruhet nga efektivë të policisë.

I pyetur drejtpërdrejt nëse kishte marrë kërcënime, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës tha: “Ka ndonjë shqiptar që është marrë me pronat dhe s’ka marrë kërcënim? Ka nga më të ndryshmet dhe deri tek kërcënimet serioze që i kam referuar aty ku duhet. Është mëse normale që mund të ketë të tilla gjëra… Nuk rezulton që nga drejtorët aktualë të jenë nën mbrojtjen e policisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat