Palmer në Davos: Duam të shohim dialog dhe marrëveshje për reformën zgjedhore - Bota Sot
Palmer në Davos: Duam të shohim dialog dhe marrëveshje për reformën zgjedhore

Shqipëria

Palmer në Davos: Duam të shohim dialog dhe marrëveshje për reformën zgjedhore

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 21:05
Matthew Palmer

Matthew Palmer, i dërguari i posaëëm i Departamentit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, ka bërë sërish thirrje për një dialog midis opozitës dhe mazhorancës për arritjen e një marrëveshjeje për reformën zgjedhore.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike”, u shpreh Palmer nga Davosi i Zvicrës ku po zhvillohet Forumi Ekonomik.

Sipas Palmer, kjo marrëveshje çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare.

“Prandaj do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që çon sërish drejt normalitetit për demokracinë shqiptare”, theksoi Palmer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat