Gjendet i vdekur 45 vjeçari në Lagunën e Karavastasë, dyshohet se u godit rrufeja

Shqipëria

Gjendet i vdekur 45 vjeçari në Lagunën e Karavastasë, dyshohet se u godit rrufeja

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një peshkatar ka gjetur vdekjen natën e shkuar në lagunën e Karavastasë.

Policia lokale bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale A.SH, banues në Divjakë.

Njoftimi:

Në orët e para të mëngjesit, në Lagunën e Karavastasë është gjetur pa shenja jete shtetasi A.Sh, 46 vjeç, banues në Divjakë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas ka qenë duke peshkuar me varkë në lagunën e Karavastasë dhe gjatë natës dyshohet të jetë goditur nga një shkarkesë elektrike (rrufe).

Po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat