Opozita ia beson teknologjisë zgjedhjet, Bylykbashi: Propozimet tona, të realizueshme - Bota Sot
Opozita ia beson teknologjisë zgjedhjet, Bylykbashi: Propozimet tona, të realizueshme

Shqipëria

Opozita ia beson teknologjisë zgjedhjet, Bylykbashi: Propozimet tona, të realizueshme

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Oerd Bylykbashi

Identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik kanë qenë në qendër të diskutimeve të Grupit të Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore gjatë mbledhjes së pasdites së sotme.

Në një dalje për mediat, Oerd Bylykbashi tha se propozimet e tyre janë të realizueshme dhe i vijnë në ndihmë dhënies fund të shitblerjes së votës.

Bylykbashi: Është një nga çështjet kryesore në PD. Ka propozime konkrete për zgjidhjet sa i përket votimit. Indentifikimi biometrik dhe votimi dhe numërimi elektronik është goxha i avancuar si propozim. Është një nga zgjidhjet që do na lejojë jo vetëm të luftojmë shitblerjen e votës, të luftojmë presionin dhe manipulimin që bëhet në qendrat e votimit duke i mbushur kësaj rradhe me prova konkrete.

Opozita insiston edhe te numërimi elektronik.

Bylykbashi: Do të bëjë të mundur heqjen e komisionerëve, të cilët me urdhër politik nga mazhoranca manipulojnë zgjedhje dhe gjithashtu do të garantojnë një numërim të besueshëm në kohë të shkurtër i cili garanton legjitimitet dhe besueshmëri të procesit. Është shumë planësh. Zgjidhjet tona janë të avancuara, plotësisht të realizueshme, megjithatë jemi ende në diskutimin e elementëve të zgjidhjes.

I pyetur se kur mund të ketë një takim të opozitës me mazhorancën për të koordinuar qëndrimet e tyre në raport me reformën zgjedhore, Bylybashi pati këtë përgjigje:

"Propozimi jonë është i qartë, që me planin 5 pikësh. Mazhoranca ka vazhduar në mënyrë të njëanshme për të gjetur zgjidhjet e saj, të cilat janë krejtësisht të pabesueshme. Ajo që ne kemi bërë propozim është një mekanizëm që do bëjë bashkë vullnetin politik të opozitës së bashkuar të kësaj mazhorance me kontributin, praninë dhe ekspertizën e partnerit ndërkombëtar. Deri më sot, kemi parë që mazhoranca nuk dëgjon nga një vesh. Për këtë arsye nuk mund të qëndrojmë. Opozita drafton zgjidhje të cilat janë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE-ODIHR."

Sa i takon propozimit të mazhorancën për riformatimin e KQZ-së, Bylykbashi tha se asnjë zgjidhje që nuk zë besimin e palëve nuk mund të jetë funksionale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat