Meta: E papranueshme dhuna ndaj banorëve te “Astiri”

Shqipëria

Meta: E papranueshme dhuna ndaj banorëve te “Astiri”

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 12:08
Ilir Meta

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka reaguar pas përplasjeve mes banorëve dhe policisë në zonën e quajtur te “Astiri” në Tiranë.

Meta e ka quajtur të papranueshme dhunën e përsëritur ndaj banorëve ndërsa ka bërë thirrje për ruajtje të qetësisë.

Ai theksoi se palët duhet të ulen menjëherë në dialog.

“E papranueshme dhuna e përsëritur sot ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët protestojnë në mbrojtje të shtëpive dhe të pronave të tyre. Arroganca përballë mjerimit dhe traumës që po u shkaktohet këtyre familjeve për muaj të tërë është e patolerueshme. Banorët të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve dhe palët të ulen menjëherë në dialog. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, shkroi Meta në rrjete sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat