Meta i buzëqeshur në mes të anëtarëve të Kushtetueses: I lumtur që Gjykata filloi nga funksionimi - Bota Sot
Meta i buzëqeshur në mes të anëtarëve të Kushtetueses: I lumtur që Gjykata filloi nga funksionimi

Shqipëria

Meta i buzëqeshur në mes të anëtarëve të Kushtetueses: I lumtur që Gjykata filloi nga funksionimi

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 21:03
Pamje nga takimi

Mbrëmjen e sotme, në Presidencë u zhvillua ceremonia e betimit të 3 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Elsa Toska, u bë anëtarja e dytë e Gjykatës Kushtetuese pas Besnik Muçit. Më pas u betuan Fiona Papajorgji dhe Marsida Xhaferllari.

Pas betimit të tyre reagoi Presidenti i republikës, Ilir Meta.

“I lumtur që më në fund, pas dy vitesh, fillon sot nga funksionimi Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë!

Urime tre anëtareve të reja të kësaj Gjykate, znj.Elsa Toska, znj.Marsida Xhaferllari dhe znj. Fiona Papajorgji!” shkruan Meta, në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat