E kallëzoi Meta, sa vite burg rrezikon Ardian Dvorani? - Bota Sot
E kallëzoi Meta, sa vite burg rrezikon Ardian Dvorani?

Shqipëria

E kallëzoi Meta, sa vite burg rrezikon Ardian Dvorani?

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 20:04
Ardian Dvorani

Presidenti Meta firmosi sot padinë penale ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Ai e akuzon Dvoranin për shpërdorim detyre dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore.

Padia i është drejtuar tre prokurorive, Prokurorisë së Përgjithshme; Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe Prokurorisë s Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke iu referuar Kodit Penal, neni 246 dhe 248 parashikojnë masat ndëshkuese nëse i pandehuri gjendet fajtor për akuzat e mësipërme.

Sipas ligjit, nëse kreu i KED-së shpallet fajtor atëherë ai mund të dënohet nga vendosja e një gjobe deri në shtatë vite burg.

Konkretisht Neni 246 i Kodit Penal parashikon dënimin për akuzën e përvetësimit të titullit apo të detyrës shtetërore

“Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore i shoqëruar me kryerjen e veprimeve që i takojnë mbajtësit të titullit apo të detyrës, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. Kur vepra kryhet me qëllim fitimi apo ka prekur lirinë, dinjitetin apo të drejta të tjera themelore të shtetasit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.”

Ndërsa akuza për shpërdorim detyre në nenin 248 parashikon dënim me deri në 7 vite burg

“Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat