Familjet e tre vëllezërve nën rrënoja, vdesin gjyshja, djali dhe mbesa

Shqipëria

Familjet e tre vëllezërve nën rrënoja, vdesin gjyshja, djali dhe mbesa

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vilë katër katëshe është shembur në zonën e ish- Kënetës në Durrës si pasojë e tërmetit të fuqishëm duke zënë brenda familjet e tre vëllezërve.

Nga shembja e vilës kanë humbur jetë tre persona gjyshja, djali dhe mbesa.

Gazetari i Ora News, Leonidha Musaj raportohet se në total në banesë ndodheshin 9 anëtarë të familjes Lala dhe 6 prej tyre ndodhen ende nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit kanë arritur të komunikojnë me një djalë 17 vjeçar, i bllokuar në rrënoja. 

Raportohet se ai është në gjendje të rëndë dhe po bëhet e pamundura për shpëtimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat