Ish-zëdhënësja e FSHF-së reagon pas termetit: Le të merren politikanët prap me video erotike!

Shqipëria

Ish-zëdhënësja e FSHF-së reagon pas termetit: Le të merren politikanët prap me video erotike!

Nga: N.Sh. Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 08:33
Jona Dervishi

Ish-zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar – FSHF-së, Jona Dervishi ka reaguar pas termetit që ndodhi në Shqipëri ku la të vdekur 24 persona dhe qindra të lënduar.

Dervishi përmes një postimi në facebook, ka kritikuar politikën shqiptare, ku shton se termeti ua mori jetën, por politika ka kaq vite që u ka marr dinjitetin, moralin, lumturinë e gjithçka tjetër.

Dervishi ka përmendur edhe disa video erotike dhe batutat idiote siç i quan ajo.

Në fund, ajo është lutur te Zoti, duke thënë se nuk e meriton Shqipëria këtë hata, pasi ka vuajtur kaq shumë e vazhdon të vuaj ende.

Ky është ragimi i saj:

Jemi lutur aq shume per Sirine e per Turqine e per Francen, saqe kishim harruar kete vendin tone te varfer ku politika e copetoi me shume se termeti. Termeti u mori jeten por politika ka kaq vite te gjata qe u ka marr dinjitetin, moralin, lumturine e gjithcka tjeter! Le te merren prape me videot erotike dhe me batutat idiote mes njeri-tjetrit!! O Zot s’e meritonte Shqiperia kete hata, ka vuajtur kaq shume e vazhdon te vuaj! ?? Amin per shpirtrat e humbur e na dhente ne forcen ta perballojme jeten serish pas kesaj traume te jashtezakonshme! ???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat