170 familje në qiell të hapur në Laç, këto janë zonat që kanë nevojë momentalisht për ndihma

Shqipëria

170 familje në qiell të hapur në Laç, këto janë zonat që kanë nevojë momentalisht për ndihma

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 08:02

Thumana dhe Durrësi, janë dy nga zonat më të prekura nga tërmeti i së martës. Ndonëse të gjitha ndihmat janë orientuar drejt këtyre dy vendeve, janë disa pjesë të tjera për të cilat ka më shumë nevojë momentalisht.

Përmes thirrjeve të bëra në rrjete sociale, thuhet se nëse vazhdohet të dërgohet përsëri ndihma në Durrës dhe Thumanë, atëherë ato do të magazinohen, apo do të “keqpërdoren”, prandaj Laçi mendohet se ka nevojë më shumë, teksa flitet se 170 familje janë në qiell të hapur.

Ndërsa zonat tjera në urgjencë janë edhe :Peze, Prezë, Ishem, Fushë – Krujë, Sukth, Vore e Shijak, në të cilat nuk kanë shkuar fare ndihma.

Kujtojmë që bilanci i numrit të viktimave mendohet të jetë rreth 40, ndërsa vijojnë kërkimet edhe për 6 persona të tjerë në Durrës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat