Jep 2 milionë euro, biznesmeni malazias për katastrofën në Shqipëri

Shqipëria

Jep 2 milionë euro, biznesmeni malazias për katastrofën në Shqipëri

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 19:48
Djordje Paviçeviç

Presidenti i klubit basketbollistik Mornar nga Tivari i Malit të Zi, Djordje Paviçeviç, thuhet se ka dhuruar një shifër të majme për viktimat e tërmetit në Shqipëri.

Lëkundjet e tokës në Durrës dhe rrethinë kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale. Deri më tani raportohet se janë 47 persona të vdekur dhe mbi 650 të lënduar.

Pas kësaj katastrofe vendet fqinje kanë dhuruar ndihma të mëdha.

Nga Mali i Zi raportohet se ka ardhur një donacion i madh prej biznesmenit, Djordje Pavicevic.

Në faqen e Instagramit “Basketboll pa Kufij”, kanë dalur informacione se njeriu i parë i klubit të basketbollit Mornar ka vendosur të dhurojë dy milionë euro për të ndihmuar Republikën e Shqipërisë.

Paviçeviç njihet si filantrop i madh dhe humanist. Muajin e kaluar ai ka ndërtuar një terren sportiv për fëmijë në qytetin e Tivarit në Mal të Zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat