Shqiptarët lënë Durrësin, deri tani mbi 870 pallate të pabanuara

Shqipëria

Shqiptarët lënë Durrësin, deri tani mbi 870 pallate të pabanuara

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:02
Ilustrim

Tërmeti i 26 nëntorit e ka kthyer Durrësin si në një qytet të sapodalë nga lufta. Shumë prej pallateve të ndërtuara pas viteve ’90 janë rrethuar me shirit.

Tashmë ato duken si skena krimi.

Një vlerësim paraprak arrin në përfundimin se janë mbi 870 pallate të pabanueshme.

Por edhe aty ku nuk janë vendosur shiritat e bllokimit, banorët po refuzojnë të futen brenda.

Durrësi është kthyer në një qytet fantazmë pasi mijëra njerëz e kanë braktisur gjatë dy ditëve të fudit.

Vargu i makinave që linin mbrëmë qytetin tregon një eksod historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat