Prekëse/ Të verbërit në Elbasan dhurojnë para për të prekurit nga tërmeti!

Shqipëria

Prekëse/ Të verbërit në Elbasan dhurojnë para për të prekurit nga tërmeti!

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 14:18
Të verbërit

Solidariteti i shqiptarëve këto ditë ditë të vështira ka kaluar çdo pritshmëri, teksa kemi parë zemrat e bardha të te sëmurëve, fëmijëve, pensionistëve, të varfërve e të pasurve; të cilët janë bërë bashkë të gjithë për një qëllim: T’u vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Një solidaritet i jashtëzakonshëm kësaj here vjen nga qyteti i Elbasanit, e pikërisht nga shoqata e të verbërve të këtij qyteti. Këta njerëz më aftësi të kufizuara fizike, me një pension që shpesh nuk del as për ilaçe, kanë vendosur që të dhurojnë nga 1 mije lekë të reja nga pensioni i tyre.

Të paktën 600 anëtarë të kësaj shoqate i janë bashkuar kësaj kauze duke na prekur pa masë me gjestin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat