Gafa e tmerrshme e kryebashkiakes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima

Shqipëria

Gafa e tmerrshme e kryebashkiakes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:04

E tmerrshme ta mendosh, por kur gafa të tilla i bën edhe një kryetare bashkie, atëherë mund të thuhet pa frikë se injoranca ka zënë vend në zyrat e institucioneve shqiptare.

Teksa ishte në një lidhje live me gazetaren e Top Channel, kryebashkiakja tha se jemi të kënaqur edhe me 50 viktima. Pavarësisht kontekstit që ajo ka menduar se e ka pasur, çfarë deklaroi ishte vërtetë një prej atyre gafave të rënda, që mbahet mend gjatë.

Kryebashkiakja ndoshta e ka pasur nga lodhja e këtyre ditëve, por kjo assesi nuk mund të justifikojë një gafë të rëndë, e sidomos kur ajo thuhet në një televizion me një audiencë të madhe televizive.

Ndërsa duhet të ishte në krye të punëve dhe në menaxhimin e situatës së banorëve të saj, duke se Sako nuk u ka dalë për zot punëve.

Por, mesa duket nuk e menaxhon veten as kur duhet të japë një informacion për qindra njerëz që presin me sytë nga bashkia dhe qeveria për një strehë.

Gafa e hidhur e kryebashkiakes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima!

Media synon rritjen e transparencës dhe informimin e plotë të publikut, rreth qasjeve që ndikojnë në jetën dhe mirëqënien e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat