Kryeministri, Edi Rama ka qenë sot në inspektim në Durrës i shoqëruar nga një superskuadrën izraelite.
Gjatë bisedave me banorët Rama përveç inspektimit ka bërë edhe përkthyesin në diskutimet që izraelitët patën me banorët.
Rama: “Këta janë grup nga Izraeli. Këta janë njisha”
Eksperti izraelit: Inxhinieri im thotë që pas kësaj katastrofe duhet ta puthësh shtëpinë tënde sepse ka qëndruar sepse ju ka mbrojtur shtëpia, pavarësisht mureve.
Banorja: Kam qenë vetëm atë natë. Mu mbyll dera dhe nuk hapej më.
Eksperti izraelit: Shtëpia ju ka mbrojtur ju. Struktura është solide. Ne i shikojmë disa të çara, por nuk ka problem sepse ka pasur shumë tundje, shumë presion. Plani tashmë është i qartë që ti bëjmë muret më të forta më të qëndrueshme. Ti ishe vetëm, ndërsa tani ne jemi bashkë me ty dhe Zoti ju ka mbrojtur.
Rama: Kështu që nuk ka problem do të rregullohet.
Ndërkohë që banorët akoma janë të paqartë se si do të vijohet me procedurën për rikostruskionin e banesave të tyre dhe kush do ti paguajë.
Qytetari 1: Zoti president, shihe edhe pak këtë pallatin.
Rama: Ça të shoh unë, duhet ta shohin këta ekspertët, unë e shoh siç e sheh dhe ti.
Qytetari 2: Kam një pyetje.
Rama: Po!
Qytetari 2: Unë pallatin e kam bërë të ri. Dua përgjegjësit e pallatit, kush e ka ndërtuar, kujt i kam dhënë lekët!
Rama: Zonjë, përgjegjësi është tërmeti. Të jemi të qartë.
Qytetari 2: Në rregull
Rama: Pastaj, nëse pallati ka probleme strukturore do shembet e do bëhet nga e para, nëse ka vetëm muret do ndërtohen.
Qytetari 2: E kush do t’i paguaj lekët?
Rama: Mos u shqetëso për lekët, ti s’do paguash asnjë lekë, të jemi të qartë.