Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese? Meta publikon spotin në Facebook - Bota Sot
Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese? Meta publikon spotin në Facebook

Shqipëria

Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese? Meta publikon spotin në Facebook

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:41
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar në Facebook një video lidhur me padinë e tij sa i takon kreut të KED-së, Ardian Dvorani.

Publikimi i videos në fjalë, i cili nis me shtrimin e pyetjes “Si u përdor Ardian Dvorani për kapjen e Gjykatës Kushtetuese?” , vjen fill pas dëshmisë së kreut të shtetit në Prokurorinë e Tiranës për gati 50 minuta,.

“Të nderuar qytetarë,
Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

Meta u shoqërua nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat