Dhunohet në Peqin gjyqtari nga Tirana - Bota Sot
Dhunohet në Peqin gjyqtari nga Tirana

Shqipëria

Dhunohet në Peqin gjyqtari nga Tirana

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Dhuna në futbolli nuk ka të ndalur, edhe pse para pak kohësh qeveria premoti ligje të forta, deri në kufizim lirie.

Sipas ndryshimeve në Kodin Penal të Republikës çdo person që dhunon gjyqtarin apo çdo zyrtar tjetër të takimit dënohet me 1-3 vite burg.

Takimi i javës së 11-të midis Shkumbint dhe Dinamos është mbyllur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme, teksa disa tifozë peqinas kanë zbritur në fushë dhe kanë goditur gjyqtarin kryesor të sfidës, Sokol Bebja.

Revoltimi erdhi për shkak të pretendimeve të skuadrës së Shkumbinit dhe tifozëve në lidhje me gjykimin e Bebjas.

Ai është nxjerrë me vështirësi jashtë stadiumit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat