“Çmendet” lushnjari, dhunon ish- bashkëshorten në sy të fëmijëve, tenton të djegë banesën

Shqipëria

“Çmendet” lushnjari, dhunon ish- bashkëshorten në sy të fëmijëve, tenton të djegë banesën

Më: 8 janar 2020 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Tjetër dhunë në familje raportohet në Shqipëri, këtë herë në Karbunarë të Lushnjës.

Policia vuri në pranga një 46- vjeçari pasi në sy të fëmijëve ka ushtruar dhunë ndaj ish- bashkëshortes, e cila ka qenë e pajisur edhe me urdhër mbrojtjeje.

Sipas policisë ai ka tentuar edhe t’i vendosë flakën banesës së ish- bashkëshortes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin: G. M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat