Kjo është makina që u dogj në Fushë-Krujë

Shqipëria

Kjo është makina që u dogj në Fushë-Krujë

Më: 10 janar 2020 Në ora: 10:36
Makina që u dogj në Fushë-Krujë

Një automjet tip foristradë ”Land Rover” është djegur në orën e parë të mëngjesit të sotëm në qytetin e Fushë Krujës.

Ngjarja është regjistruar në lagjen ”Punëtori” dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Mjeti i djegur në pjesën e përparme të tij ishte parkuar në rrugë dhe dyshohet se i është vënë zjarri pasi është spërkatur me lëndë djegëse të llojit benzinë.

Burime policore bëjnë të ditur se pronari i mjetit ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shmangur djegjen e plotë të mjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat