Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me të rintjë në qytetin e Elbasanit, ku i dha kartat e anëtarësisë.
Gjatë takimit, Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit Rama që të kthehet në Shqipëri e të ndalë thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.
“Nga Elbasani i bëj thirrje jo vetëm Edi Ramës por dhe sponsorizuesve të Edi Ramës, boll me tradhtitë e tua dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës e Shqipërisë.
Riktheu në vendin tënd se ky vend të rriti, të pagoi pafundësisht për shkollën, karrierën, ekspozitat e tua", tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shtoi se Rama duhet ta dojë vendin e vet, por nëse nuk e bën do të mbetet pa atdhe e pa fe.