Problemet e semaforëve, burim aksidentesh

Shqipëria

Problemet e semaforëve, burim aksidentesh

Më: 15 janar 2020 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Koordinimi i gabuar i semaforëve rrit rrezikun për aksidentet dhe rëndon trafikun. Në disa kryqëzime të kryeqytetit semaforët hapen njëkohësisht si për këmbësoret edhe për automjetet duke u shndërruar në burim aksidenti. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje pasi mossinkronizimi i semaforëve rëndon trafikun dhe pengon lëvizjen e këmbësorëve.

 Në disa kryqëzime të kryeqytetit vijon të mbetet problematike sinjalistika e duhur e semaforëve.

Në shumicën e rasteve semaforët hapen njëkohësisht si për këmbësoret edhe për automjetet duke u shndërruar në burim aksidenti.

Probleme ka në rrugën 5 maji, rrugën Bardhyl , bulevardin Dëshmorët e Kombit, në kryqëzimin tek inxhinieria dhe një sërë aksesh në tjera.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë zgjidhjen e kësaj problematike pasi sipas tyre pengon lëvizjen e tyre duke rënduar trafikun.

Qytetar: 80 përqind e semaforëve në atë formë janë. Është burim aksidenti dhe burim trafiku.

Qytetar: Është rrezik aksidenti. Duhet një zgjidhje.

 Për ekspertin e sinjalistikës Gëzim Hoxha, përpos këtij problemi, në rrugë janë edhe vijat e kalimit të këmbësorëve që në disa akse janë të panevojshme dhe legjitimimi i tyre nga ana e Bashkisë ngre pikëpyetje.

Hoxha: Semaforët tanë janë të pastudiuar. Ne kemi vija kalim-këmbësorësh ku janë shkollat. Vija të tilla duhet të ketë shumë të rralla në qytetin e Tiranës, aty ku është e domosdoshme dhe e nevojshme. Dhe vija e kalimit të këmbësorëve duhet të jenë vetëm tek semaforët.

Koordinimi i gabuar i semaforëve për këmbësorët por dhe  drejtuesit e mjeteve rrit rrezikun për aksidentet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat