Siguria në burgje dhe shkarkimet, opozita kërkon interpelancë me Gjonaj

Shqipëria

Siguria në burgje dhe shkarkimet, opozita kërkon interpelancë me Gjonaj

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:57
Foto

Shtatë deputetë të opozitës parlamentare kërkojnë interpelancë urgjente me Ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për sigurinë në burgje.

Kërkesa është firmosur nga deputeti Lefter Maliqi, njëherësh ish-numri dy i burgjeve dhe vjen pak ditë pas shkarkimeve që Gjonaj firmosi për vartësit e saj që lejuan Dritan Dajtin të shkoj tek okulisti privat në Bllok.

Në gjashtë pikat e interpelancës kërkohet informacion për “Situatën e rënduar në burgje, lidhur me administratën dhe të burgosurit, shkeljet e bëra gjatë emërimeve, lirimeve dhe transferimeve të drejtuesve të IEVP-ve, drejtuesve në DPB dhe vartësve, mosrespektimi i të drejtave të të burgosurve gjatë lejeve dhe transferimit të tyre, rasti i shkarkimit të jashtëligjshëm të drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe drejtorit të IEVP-së Peqin etj".

Deputetët firmtarë kërkojnë llogari nga ministrja Gjonaj edhe për lirimet dhe propozimet  e bëra në radhët e vartësve të saj në burgje.

Firmëtarë janë shtatë deputetët Lefter Maliqi, Artur Roshi, Andi Përmeti, Ramadan Gjuzi, Koçi Tahiri, Besnik Troplini, Suzana Topi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat