Rinis protesta në Astir, Balliu: Nuk preken shtëpitë e oligarkëve, keni mbështetjen e PD-së

Shqipëria

Rinis protesta në Astir, Balliu: Nuk preken shtëpitë e oligarkëve, keni mbështetjen e PD-së

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 08:37
Klevis Balliu

Janë rikthyer sërish protestat në Astir kundër projektit të Unazës së Re.

Protestës së sotme i është bashkuar edhe ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai është shprehur se po preken vetëm shtëpitë e të varfërve dhe jo ato të të oligarkëve dhe prokurorëve.

Balliu është shprehur se PD është me banorët dhe se kur të vijë në pushtet të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për këtë krim shtetëror.

Klevis Balliu: Nuk preken shtëpia e prokurorëve, shtëpitë e oligarkëve. Këtu nuk ka shtet. Këtu ka një shtet që ka vjedhur votat me drogën. Është krimi që ëhstë i lidhur me ta. PD ka një kontratë më banorët e Astirit dhe do t’i qëndrojë asaj deri në fund. Ky pushtet arriti derisa përdori plumbat e gomës kundër grave dhe fëmijëve. Keni mbështetjen e PD-së pa limit. PD në qeveri do ta ndjekë këtë çështje. Koha ku në Shqipëri nuk mbahet përgjegjësi ka mbaruar. Të gjithë do të vihen para drejtësitë. Këtu bëhet fjalë për jetën e qytetarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për pak beton dhe zhavorr, por për miliona euro. Ne do t’i vëmë para përgjegjësisë kur të jemi në pushtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat