Banorët e Lanabregasit dhe Shkozës, prej 3 javësh janë pa energji elektrike

Shqipëria

Banorët e Lanabregasit dhe Shkozës, prej 3 javësh janë pa energji elektrike

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Që prej 30 janarit, më shumë se 200 familje të komunitetit rom dhe egjiptian po jetojnë në errësirë të plotë. Ata janë debitorë pranë Bashkisë Tiranë, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë elektrike, ndaj dhe kërkojnë nënshkrimin e aktmarrëveshjeve për të paguar shumën e prapambetur me këste mujore.

Më shumë se 200 familje të komunitetit rom dhe egjiptian, prej 3 javësh po vuajnë mungesën e energjisë elektrike në banesat sociale në Shkozë dhe Lanabregas. Bashkia e Tiranës në bashkëpunim më OSHEE i kanë ndërprerë energjinë elektrike pasi ata rezultojnë debitor.

"Kemi kushte shumë të vështira"

"Nuk mendojnë këta, presin sa të bëhet ndonje tragjedi"

Banorët thonë se janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë, por shprehen se nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar jetesën, edhe për shkak se bashkia i gjobit, kur mbledhin mbetje të riciklueshme.

"Mbijetojnë me mbledhjen e mbetjeve të riciklueshme"

Në përpjekjet e tyre për të kërkuar ndihmë, ata shprehen se janë përballur me pingpong institucional.

"Pasi bëri marrëveshje koordinatorja, vajtën në bashki tek drejtoria"

"U bënë 2 javë që nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje"

Kërkesa e vetme që kanë është lidhja e aktmarrëveshjeve, përmes të cilave do të mund të paguanin borxhin me këste mujore.

"Të na bëjnë ndonjë favorizim"

Përpos mungesës së energjisë elektrike, ata shprehen se dhe kushtet në banesa sociale janë të vështira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat