Berisha: Së shpejti nga Shqipëria do nisen nëndetëse me drogë

Shqipëria

Berisha: Së shpejti nga Shqipëria do nisen nëndetëse me drogë

Më: 19 shkurt 2020 Në ora: 00:36
Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se së shpejti nga Shqipëria do të nisen nëndetëse më drogë.

Një deklaratë e fortë kjo, e bërë në studion e “Tempora”, ku sipas ish-kryeministriti, Shqipëria është shndërruar në narkoshtetin e Evropës.

Sali Berisha: Shqipëria është kthyer në narkoshtet. Shqipëria është i vetmi vend që po liron vrasësit seria nga burgu. A e di zonjë që në kulmin e kokainës nga Shqipëria në Itali kanë qenë 64 kg. Tani shkojnë gjemitë. I pe ato foristradat, të garantoj se shumë shpejtë do shkojnë nëndetëset të ngarkuara me drogë nga mafia shqiptare. Dhe si kokë ka Edi Ramën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat