Kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë moti të premten

Shqipëria

Kthjellime dhe vranësira, ja si do të jetë moti të premten

Më: 20 shkurt 2020 Në ora: 23:02
Foto ilustrim

Edhe dita e premte do të vijojë të karakterizohet nga moti i pa qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe vranësirat kalimtare në pjesën më të madhe të ditës. Por pasditja dhe mbrëmja i bëjnë më të dukshme vranësirat në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat nga -4°C deri në 14°C.                              

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 3 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat