Vazhdon greva e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit

Shqipëria

Vazhdon greva e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 19:53
Naftëtarët e Ballshit

Naftëtarët e Ballshit vijojnë të jenë në grevë duke kërkuar pagat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.

Situata më e vështirë paraqitet tek grevistët e Stacionit të Poçemit, disa prej të cilëve po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Kompanitë që administrojnë kombinatin “Tosk” dhe “Byllys Energy” thonë se faji për krizën e ka kompania “Bankers Petroleum që nuk po furnizont me naftë bruto dhe Autoriteti shqiptar i Konkurencës që nuk po ndërhyn.

Kompania Bankers Petroleum është përgjigjur duke thënë se Kompanitë “Tosk dhe Byllys Energy” nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës.

Ndërkaq Autoriteti i Konkurencës tha se është në hetim të thelluar të çështjen e nisur ndaj Bankers që në tetor të vitit të shkuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat