Luan Rama: Presidenti paraqet fakte, qeveria komente

Shqipëria

Luan Rama: Presidenti paraqet fakte, qeveria komente

Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 20:13
Luan Rama

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim, Presidenti Ilir Meta ka të drejtë. Luan Rama thotë në studion e lajmeve në Ora News, se mazhoranca nuk ka kundër fakte, por thjesht bën komente ose shpreh konsiderata.

Luan Rama: Jemi në kushtet kur presidenti i Republikës ka bërë të ditur disa fakte të falsifikimit të dokumenteve, të praktikave në kundërshtim me ligjin për ta marrë kompetencën që kushtetuta ia jep presidentit. Nga ana tjetër, mazhoranca bën vetëm komente ose shpreh vetëm konsiderata, nuk paraqet kundërfakt për të thënë që nuk është e vërtetë që kjo praktikë është bërë në kundërshtim me ligjin, fjala vjen jo të shtunën kur është pushim administrata siç thotë presidenti, por është bërë konform kushtetutës. Kjo do të na jepte edhe në mundësinë të arsyetonim mi bazën e fakteve të palëve. Por përsa kohë, Presidenti paraqet fakte, qeveria paraqet komente atëherë kjo do të thotë që Presidenti ka të drejtë.

Lëvizja politike e Presidentit, thotë Luan Rama, synon ti japë një mesazh mazhorancës.

Luan Rama: Unë nuk dua të them Presidenti përsa kohë nuk është shprehur një palë e tretë. Por, lëvizja politike e ndërmarrë nga presidenti synon ti dërgojë një mesazh mazhorancës, që në mbrojtje të kushtetutës nuk është vetëm Presidenti i Republikës. Në kontest me papërgjegjshmërinë e një grupi të organizuar keqbërësish nuk është vetëm opozita, por ka edhe një masë qytetarësh që janë mazhorancë në këtë vend që nuk i intereson as kush është president dhe as kryeministër, por i intereson stabiliteti.

Sipas LSI nëse qytetarët i përgjigjen Presidentit, atëherë atij i jepet e drejta legjitime të veprojë në emër të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat