Korçë, aksidentohet makina me sirianë, po ndiqej nga policia

Shqipëria

Korçë, aksidentohet makina me sirianë, po ndiqej nga policia

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 22:14
Foto

Një makina, e cila po transportonte shtetas sirianë është aksidentuar në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në rrugën Korçë-Dishnicë, ku sipas policisë mjeti ka ndalë nga rruga duke u përmbysur. 

Siç duhet edhe nga pamjet, makina është përmbysur, ndërsa ishte duke u ndjekur nga policia që e kishte pikasur për transportim të paligjshëm.

Si pasojë e aksidentit raportohet për 5 të lënduar që janë dërguar në spitalin e Korçës, 4 refugjatë dhe drejtuesi i makinës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat