Majko zbulon cila është pritshmëria e Kongresit të PS

Shqipëria

Majko zbulon cila është pritshmëria e Kongresit të PS

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 14:06
Pandeli Majko

Në orën 10:00 Kongresi i PS nisi ditën ne dytë të punimeve, ku pritet që të diskutohet për tema mjaft  ‘të nxehta’ politike, për ndryshimin e statutit të PS dhe për sfidat e reja që e presin këtë parti.

Në një prononcim për ‘Top Channel’, ministri për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se pritshmëria e këtij Kongresi është mandati i tretë qeverisës.

“Kongres i rëndësishëm pa diskutim, pritshmëria, mandati i tretë. Do të jetë hera e parë në 30 vite marrja e mandatit për herë të tretë.

Partia socialiste është partia e surprizave, të befason kur nuk ta pret mendja.”, u shpreh Majko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat