6 shqiptarë lënë spitalin, 31 numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Shqipëria

6 shqiptarë lënë spitalin, 31 numri i personave të shëruar nga koronavirusi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 20:53
Foto ilustrim

Të tjerë të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmin e ka përcjellë këtë mbrëmje Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila bën me dije se kanë lënë spitalin infektiv në Tiranë 6 pacientë të tjerë të shëruar nga Covid-19. Në total shkon në 31 numri i atyre që janë shëruar nga koronavirusi në Shqipëri.

“Lajm i mirë! Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të shëruar nga COVID-19  

Deri tani 31 qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë

FORCA ekipit të mjekëve të Infektivit”, shkruan Manastirliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat