Biznesmeni shqiptar që u deklarua se është gay është prekur nga koronavirusi

Shqipëria

Biznesmeni shqiptar që u deklarua se është gay është prekur nga koronavirusi

Më: 27 mars 2020 Në ora: 22:33
Elton Ilirjani

Biznesmeni gay, Elton Ilirjani nga Tepelena ka deklaruar se është prekur nga koronavirsi.

Lajmin e ka bërë vetë të ditur biznesmeni nga Tepelena, i cili përmes një lidhjeje me Skype nga SHBA-ja për emisionin “Ftesë në 5”, u shpreh se ka kaluar 12 ditë në shtrat.

Ilirjani tha se janë infektuar edhe dy kushërirat e j në SHBA, ndërsa përshkroi simptomat e Covid-19.

Sipas tij, simptomat e para ishin çjerrja e grykës dhe temperatura, më pas filloi kollë e fortë dhe dhimbje në mushkëri. Më tej, ai shprehet se pa dhimbje koke, luhatje tensioni dhe marrje mendsh, ndërsa shtoi se e kuptoi që ishte infektuar kur pa humbje të nuhatjes dhe shijes.

Ai tha se nuk e ka kryer tesn e koronavirusit, por konstamin që është i infektuar, e ka marrë nga mjekët, me të cilët ka komunikuar online.

“Unë u infektova fatkeqësisht, unë nuk e prisja. Kalova 12 ditë në shtrat dhe kam komunikuar me doktorët online. Nuk bëra dot një test dhe më erdhi një mesazh që duhet të ishe rëndë që të shkonim në spital. Edhe dy kushërirat e mia këtu nuk Nju Jork ishin me COVID19. Në fillim kisha një gudulisje në fyt, pastaj pata temperaturë dhe u lidha në telefon me doktorët. Filloi një kollë e fuqishme, dy netë pa gjumë me dhimbje në mushkëri. Pastaj u rrit temperatura, kisha dhimbje koke dhe luhatje në tension. Më kapi paniku, më mereshin mendtë. Detaji që i vuri vulën, ishte se unë pata një humbje të nuhatjes dhe të shijes dhe doktori më tha të qëndroja në shtëpi i veçuar. Unë jo vetëm kisha koronën por e kisha dhe shumë ngjitës. Gjëja që kisha më tmerr ishte kur mendoja që do më futej ai tubi, dhe do kaloja në fazën e intubimit.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat