Reshje dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot - Bota Sot
Reshje dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Reshje dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Më: 28 mars 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do sjellin reshje shiu në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 00ºC në 08ºC, në zonat e ulëta nga 05ºC në 16ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verior-Veriperënimor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 09ºC dhe në zonat e ulëta nga 06ºC në 11ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat