Berisha, thirrje qytetarëve: Kjo arma e vetme kundër koronavirusit

Shqipëria

Berisha, thirrje qytetarëve: Kjo arma e vetme kundër koronavirusit

Më: 2 prill 2020 Në ora: 21:09
Sali Berisha

Ish-kryeminsitri Sali Berisha e ka cilësuar alarmante situatën e shkaktuar nga COVID-19, por sipas tij me këtë pandemi nuk po bëhet një menaxhim i duhur nga qeveria.

Gjithashtu ish-kryeminsitra i bëri thirrje qytetarëve që të mos heqin dorë nga përdorimi i maskave.

‘Ka vdekje të shumta sepse nuk pranon të bëjë testimet. Numri i testimeve dhe vdekjeve shkojnë në drejtime të kundërta. Ky nuk pranon. Po bëhet diçka e tmerrshme.’-tha ai për Abc News.

Berisha theksoi se testimet ndikojnë në uljen e vdekshmërisë.

“Është një masë që duhet marrë në kujdes të qytetarëve, edhe nëse shfaq vetëm shenja minimale. Nuk duhet të ketë policë të patestuar. Testimet duhen bërë kudo. Nëse veprohet me rregullat e mafias, kjo do ta ndihmojë epideminë.Në atë gjendje që është, do ti thotë qytetarëve se edhe 30 minuta mjaftojnë si fashë orare për lëvizjet. Sot problematike është dalja e qytetarëve pa maska. I bëj thirrje qytetarëve, të improvizojnë , të vendosin çfarëdolloj maske. Pa maskë mund ta marrin kudo virusin.Në çdo dyqan mund të gjejnë mikrobin dhe ta marrin. Është më mirë se pa maskë. Kjo qeveri refuzoi ofertën e miliona maskave. Këto po mundohen të vjedhin edhe në kohë pandemie.Sot të gjithë qytetarët mjetin dhe armën e vetme që kanë kundër kësaj të keqe është karantina, distancimi me rigorozitetin më të madh. Por sot është e faktuar që  karantina dhe izolimi në ungesë të testimi tdhe maskave janë të pamajftueshme. Këta nuk duan të shpërndajnë maska dhe të bëjnë testime masive. Këta po i lënë njerëzit në rrezikun e infeksionit”, tha ish-kryeminsitri.

Më tej ish-kryeminsitri theksoi edhe njëherë se në këtë situatë është emergjente përdorimi i maskave dhe testimet masive.  Gjithashtu ai u shpreh se personeli mjekësor duhet mbrojtur dhe duhen  zbatuar kriteret e OBSH.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat