Epidemiologët parashikojnë shtim të rasteve me të prekur nga koronavirusi.
Eugena Tomini, përfaqësuese e taks-forcës për pandeminë, në një intervistë për Televizionin Klan thotë se javët në vijim janë kritike për vendin tonë.
Por cilat janë zonat më të prekura?
Me rritjen e rasteve të të prekurve, Tomini thotë se kapaciteti i laboratorit të biologjisë pranë Instituti i Shëndetit Publik ka dyfishuar numrin e testeve në ditë.