Humb jetën një tjetër person, shtohen 19 raste të infektuarish nga koroanvirusi

Shqipëria

Humb jetën një tjetër person, shtohen 19 raste të infektuarish nga koroanvirusi

Më: 15 prill 2020 Në ora: 11:17
Ilustrim

Humb jetën një i moshuar nga koronavirusi në vend në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke e çuar numrin e viktimave në Shqipëri në 25.

Po ashtu shtohen 19 raste të tjera të personave të infektuar nga koronavirusi, çka e çon numrin total të të prekurve në 494.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli bëri me dije se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 90-vjeç nga Fieri, i intubuar prej 11 ditësh i cili vuante nga diabeti, astma bronkiale dhe hipertensioni.

Sakaq dje janë testuar 252 persona të dyshuar, mes tyre 44 janë personel shëndetësor.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 11 raste në Tiranë, 1 rast në Krujë, 1 rast në Korçë, 1 rast në Elbasan, 5 raste në Kukës mes tyre 1 personel shëndetësor.

Deri në këto momente janë testuar 4558 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 494 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251.

Aktualisht në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 4 prej tyre janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 48 pacientë.

Pavarësisht rritjes me 19 raste të reja në 24 orët e fundit, kemi një numër të qendrueshëm të rasteve në spital

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Kukës, Krujë, Elbasan dhe Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është në Tiranë 237 raste; Durrës 42 raste; Lushnje 6 raste; Elbasan 16 raste; Fier 32 raste; Kavajë 8 raste; Rrogozhinë 4 raste; Korçë 18 raste; Vlorë 5 raste; Shkodër 71 raste; Lezhë 14 raste; Berat 2 raste; Has 13 raste; Krujë 7 raste; Tropojë 4 raste; Pukë 5 raste; Mirditë 3 raste dhe Kukës   6 raste

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Në këto momente kërkohet përgjegjshmëri nga ana e qytetarëve për të respektuar distancën e nevojshme mes njëri tjetrit dhe ruajtjen e higjienës personale. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19”, tha në mbyllje Rakacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat