Biologu Et’hem Ruka: Pandemia e koronavirusit mund të shuhet pas dy javësh

Shqipëria

Biologu Et’hem Ruka: Pandemia e koronavirusit mund të shuhet pas dy javësh

Më: 15 prill 2020 Në ora: 14:56
Et’hem Ruka

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, ka publikuar disa të dhëna lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

Sipas parashikimit të tij, nëse ecet me këtë ritëm, pandemia mund të shuhet pas dy javësh.

Ai nënvizon ne faqen e tij “Facebook” se, përqindja e të sëmurëve ka ardhur gradualisht duke rënë, ndërsa kurba e të shëruarve po rritet.

“Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e të sëmurëve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të behet me e madhe se ajo e të sëmurëve. Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo dite. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh.

Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kubave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi”, shkruan Ruka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat