7 rastet e reja me koronavirus në Krujë, të gjithë punonjës fasonerie

Shqipëria

7 rastet e reja me koronavirus në Krujë, të gjithë punonjës fasonerie

Më: 19 prill 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Kruja është qyteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara sot me koronavirus në vendin tonë.

Gjatë testimeve të sotme në Krujë janë konfirmuar 7 raste të reja, duke e çuar numrin në total në 18 numrin e të infektuarve.

Shtatë personat e infektuar janë punonjës fasonerie, mes të cilëve edhe një 65-vjeçar.

Ndërkohë që katër prej personave që kanë rezultuar pozitivë, janë nga zonat rurale të rrethit të Krujës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat