Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Krujë me burim nga fasoneria

Shqipëria

Konfirmohen 18 raste të reja me koronavirus në Krujë me burim nga fasoneria

Më: 22 prill 2020 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Konfirmohen 18 raste të reja infektimi me koronavirus në Krujë. Të infektuarit janë punonjës të fasonerisë si dhe kontaktet e tyre më të afërta. Lajmi u dha nga disa media në vend mëngjesin e sotëm, 22 prill. 

Dje, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 609 raste infektimi me koronavirus në Shqipëri dhe vetëm në Krujë 40.

Por, Kruja, së bashku me rastet e sotme, sapo të jepen zyrtarisht, shkon në 58 të infektuar dhe bëhet një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 dhe që pason Tiranën, Shkodrën dhe Durrësin.

Numri i të vdekurve në vendin tonë deri dje ka qënë 26 kurse i të shëruarve 327.

Shpërndarja sipas rretheve të rasteve të konfirmuara me COVID-19,  deri dje, datë: 21.04.2020

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat