“3 motra u abuzuan seksualisht nga i ati”, gazetarja tregon historinë e rëndë

Shqipëria

“3 motra u abuzuan seksualisht nga i ati”, gazetarja tregon historinë e rëndë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:34
Emisioni

Në pjesën e fundit në Open në Top Channel u fol për skandalin e ndodhur në Sarandë ku një vajzë 17 vjeçare abuzohej seksualisht nga shokët e babait të saj.

Duke folur edhe për rëndësinë e denoncimit gazetarja e Fiks Fare, Alisa Mysliu tregoi një histori të rëndë ku tre motra janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre.

‘Dua të tregoj një histori të rëndë, pa emra. 3 motra, e madhja, e mesmja dhe motra e vogël janë abuzuar seksualisht nga babai i tyre. Vetëm motra e vogël e ka bërë denoncimin në polici.

E tregova këtë histori jo si një histori që Fiks Fare do ta trajtojë në vazhdim, por për të treguar rëndësinë e denoncimit. Në qoftë se motra e madhe do kishte bërë denoncimin ndaj të atit, dy motrat e tjera do t’i kishin shpëtuar abuzimit”- tha në Open gazetarja e Fiks Fare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat