“Të mbyllet para qershorit”, ambasadori gjerman në Tiranë mesazh të qartë politikanëve shqiptarë

Shqipëria

“Të mbyllet para qershorit”, ambasadori gjerman në Tiranë mesazh të qartë politikanëve shqiptarë

Më: 8 maj 2020 Në ora: 22:49
Peter Zingraf

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf, në një intervistë për emisionin “Pa protokoll”, ka thënë se Gjermania prej vitit 2018 ka vënë në dispozicion të palës shqiptare ekspertët e saj për të asistuar në hartimin e Reformës Zgjedhore. Sipas ambasadorit, politikanët shqiptarë duhet t’i japin sinjal Brukselit duke e përmbyllur reformën para qershorit.

“Unë shpresoj që të mbërrihet në rezultate konkrete. Ka një program pune të caktuar lidhur me këtë. Gjermania prej vitit 2018 ka vënë në dispozicion ekspertizën e saj pikërisht në funksion të reformës zgjedhore duke pasur parasysh të gjitha rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që të mund të përparohet në këtë drejtim, në mënyrë të tillë që përpara qershorit ti jepet Brukselit një sinjal i rëndësishëm, po kështu edhe qytetarët shqiptarë kanë nevojë për dhënien e këtij sinjali”, ka thënë ambasadori Zingraf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat