Vasili i kthen përgjigje kryeministrit: LSI me Edi Ramën? Kurrë!

Shqipëria

Vasili i kthen përgjigje kryeministrit: LSI me Edi Ramën? Kurrë!

Më: 12 maj 2020 Në ora: 23:53
Petrit Vasili, Edi Rama

Nga kampi i LSI, ka qenë Petrit Vasili ai që i ka kthyer Ramës përgjigje në lidhje me deklaratat e tij për një mundësi koalicioni me LSI-në.

Vasili shkruan në facebook se LSI nuk do të bëjë kurrë koalicion me Edi Ramën.

Ish-kreu i kësaj partie shton se Rama është i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët, dhe se e presin ditë të vetmuara, i braktisur nga klientët e tij.

Vasili: LSI me Edi Ramën? KURRË!

Edi Rama është i dashuruar, i përdorur dhe i kapur nga narkotrafikantët dhe oligarkët kundër popullit te tij.

LSI është dhe do të jetë përgjithmonë vetëm e vetëm me popullin, përballë dhe kundër Edi Ramës, narkotrafikantëve dhe oligarkëve. Ditë tronditëse e presin Edi Ramën, tashmë të vetmuar të braktisur edhe nga klientët e vet të drogës dhe PPP-ve.

Limoni i shtrydhur të njëjtin fund ka pasur gjithmonë. Edi Rama e humbi edhe kohën për të ikur…!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat