​Tensione në protestën e artistëve - dëgjohen dy shpërthime

Shqipëria

​Tensione në protestën e artistëve - dëgjohen dy shpërthime

Më: 18 maj 2020 Në ora: 18:18
Protesta

Momente tensioni janë krijuar në protestën e artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit sot në Tiranë.

Në një moment janë dëgjuar dy shpërthime. Më pas në ajër janë ngritur re tymi. Pavarësisht se fillimisht pati një tension mes qytetarëve që po protestojnë, artistët kanë bërë thirrje për qetësi duke e quajtur incidentin si provokim.

Ndërkohë një person është nxjerrë jashtë turmës nga disa të tjerë. Nuk dihet nëse ky person ka qenë ai që hodhi kapsollat, por ndërkohë nuk njihen edhe persona që e kanë shoqëruar jashtë turmës me xhup në kokë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat