Rama shkaktoi konfuzion me njoftimin e tij, MSH nxjerr urdhrat për fundjavën - Bota Sot
Rama shkaktoi konfuzion me njoftimin e tij, MSH nxjerr urdhrat për fundjavën

Shqipëria

Rama shkaktoi konfuzion me njoftimin e tij, MSH nxjerr urdhrat për fundjavën

Më: 23 maj 2020 Në ora: 06:23
Ilustrim

Kryeministri Edi Rama shkaktoi konfuzion dje pasi njoftoi me anë të një statusi në Facebook se kjo fundjavë do të vijojë njësoj si ajo e shkuara.

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara, ta kaloni sa më qetë”, shkroi Rama. Statusi i tij u "mbyt" me pyetje të lexuesve të cilët u shprehën se nuk po kuptonin se çdo të thoshte kjo dhe se po konfuzoheshin edhe më shumë nga deklarata.

Pak orë pas Edi Ramës, doli edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo njoftoi me dy urdhra që noa.al jua sjell më poshtë, se nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 Maj 2020 deri në orën 21:00.

Ndërsa ditën e diel të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë se një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah. Në urdhër, MSH nuk thotë se deri në cilën orë pas 11.00 lejohet kjo lëvizje

Image
Vendimi
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat