Makina aksidenton 60-vjeçarin në Korçë, i biri kapërcen kangjellat dhe shpëton

Shqipëria

Makina aksidenton 60-vjeçarin në Korçë, i biri kapërcen kangjellat dhe shpëton

Më: 25 maj 2020 Në ora: 22:50
Foto

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në Korçë pranë spitalit rajonal.

Makina ka ka parakaluar në krah të gabuar dhe ka goditur një këmbësor.

I plagosuri, rreth 60 vjeç u transportua me urgjencë drejt spitalit.

Në momentin e aksidentit, ai ka qenë duke ecur me të birin, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime. I biri ka kaluar te kangjellat e lokalit ngjitur për të shpëtuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat