Manjani: Ligjet e Reformës në Drejtësi të gabuara, nuk janë bërë me mendtë në kokë, por në b*thë

Shqipëria

Manjani: Ligjet e Reformës në Drejtësi të gabuara, nuk janë bërë me mendtë në kokë, por në b*thë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 23:43
Ylli Manjani

I ftuar në “Tempora” , ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh ligjet që janë bërë në emër të Reformës në Drejtësi janë të gabuara.

Manjani: Ligjet që janë bërë në emër të Reformës në Drejtësi janë të gabuara. Kanë krijuar vakume të jashtëzakonshme, të frikshme. Janë ligje që i ngjajnë rregulloreve dhe janë votuar me 3/5, që ngurtësojnë proceset. 

Në një ligj me 3/5 shkruhet se kandidati duhet të ketë vizë amerikane ose vërtetimin e gjuhës angleze. Më gjeni një ligj në botë me 3/5 që i shkruan këto pisllëqe. Disa e kanë falsifikuar këtë të gjuhës. 

Se kur bëhet ligjin nuk bëhet me mendtë në kokë, por bëhet mendtë në b*thë. Çështja është që ato ligje janë të turpshme. Ato ligje nuk përcaktojnë se kush është institucioni përgjegjës për këtë dështim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat