“Shumicën e rasteve Bylykbashi e Vasili janë dakord me Gjiknurin”/ Hajdari tregon ç’ndodh në tryezën e ‘Zgjedhores’ - Bota Sot
“Shumicën e rasteve Bylykbashi e Vasili janë dakord me Gjiknurin”/ Hajdari tregon ç’ndodh në tryezën e ‘Zgjedhores’

Shqipëria

“Shumicën e rasteve Bylykbashi e Vasili janë dakord me Gjiknurin”/ Hajdari tregon ç’ndodh në tryezën e ‘Zgjedhores’

Më: 28 maj 2020 Në ora: 08:04
Rudina Hajdari

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Komisionin e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari, tha në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se nuk ka ndodhur kurrë që ajo dhe opozita jashtëparlamentare e përfaqësuar nga Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili të jenë bërë bashkë në tryezë, kundër mazhorancës së përfaqësuar nga Damian Gjiknuri.

Përkundrazi, Hajdari tha se ka ndodhur në shumicën e rasteve që ata të kenë qenë të tre bashkë, ndërsa unë kundër.

Pjesë nga diskutimet:

 Hajdari: Është gabim që lëvizëm periudhën zgjedhore, pasi kishte shumë emigrant që vinin në qershor, se fillon sezoni turistik. Kam qenë edhe unë vetë që kam ardhur në ato periudha. Nëse e bëjmë fashën e zgjedhjeve nga 15 prilli në 15 maj dhe 15 tetor në 15 nëntor kam frikë se i mbyllim derën diasporës. Është e pamundur që ata të kthehen dhe të votojnë. Ka tre çështje shumë të rëndësishme: ndryshimi i sistemit zgjedhor, ligji për referendumet dhe e drejta e diasporës për të votuar. Këto tre gjëra duhet t’i realizojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Për këto tre gjëra janë mbyllur dyert dhe nuk duan të negociojnë.

Gjekmarkaj: Për mua problemi madhor mbetet siguria në zgjedhje, sa vota do të numërohet, sa do të jetë e sigurt dhe sa nuk do të transformohet rrugës. Pse mund të fajësojmë opozitën jashtëparlamentare, kur e dimë që gjithçka e ka në dorë mazhoranca. Nëse Bylykbashi dhe Vasili kërkojnë me forcë ndryshimin e sistemit, dhe Gjiknuri nuk do, se në telefon i vjen mesazhi “rezisto”, prapë nuk do të ndodhë.

Hajdari: Nëse kjo nuk ndodh, do të kemi vërtetë një kryengritje reale në Shqipëri. Nëse ka një 50% që e do ndryshimin e sistemit, atëherë do ta heqim vërtet Edi Ramën. Unë e di mirë sa arrogante është mazhoranca, ndaj qëndroj në atë Parlament për të treguar se ata nuk ma mbyllin dot zërin. Po të ishim bashkë si opozitë nuk do të kishin kaluar ndryshimet në Kodin Penal dhe shumë koncesione. Kemi bërë shumë gabime fatale, ndaj dhe duhet t’i vihet fatura opozitës. Nuk jemi gjendur kurrë që në Këshillin Politik unë me Bylykbashin e Vasilit të ishim bashkë dhe Gjiknuri vetëm. Kur unë jam ulur në atë tryezë, opozita jashtëparlamentare as që më njihte fare. Madje, kishte një rezistencë nga PD që unë të mos isha aty. Ishte një absurditet, por ishte kompleksi i mandative. Por për mua ka rëndësi të ecim përpara dhe të merremi me ndryshimin e sistemit. Shumicën e rasteve ata kanë qenë tre Gjiknuri, Bykylbashi dhe Vasili, unë një.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat