“Mos zhgënjeni Shqipërinë”, apeli i ambasadores Kim për palët politike

Shqipëria

“Mos zhgënjeni Shqipërinë”, apeli i ambasadores Kim për palët politike

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:15
Yuri Kim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim reagoi sot për sa i përket ecurisë së Reformës Zgjedhore.

Yuri Kim shkruan se kanë mbetur edhe 2-3 çështje për tu zgjidhur dhe palët duhet të punojnë edhe gjatë fundjavës për të arritur mbylljen e marrëveshjes më 31 maj.

Ajo bën apel që reforma të mbyllet me sukses duke mos zhgënjyer shqiptarët.

“Më shumë përparim sot, mbeten 2-3 çështje. Palët duhet të punojnë gjatë fundjavës për të arritur marrëveshje deri më 31 maj, ashtu siç premtuan (duhet të fitojnë kohën e humbur në COVID).

Në negociata jo çdokush do të marrë atë që meriton. Jeni pranë, mos pushoni, mos zhgënjeni”, shkruan Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat