Pse nuk u ndryshua në Këshillin Politik sistemi zgjedhor? Përgjigjet Vasili: U diskutuan 5 variante

Shqipëria

Pse nuk u ndryshua në Këshillin Politik sistemi zgjedhor? Përgjigjet Vasili: U diskutuan 5 variante

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 21:32
Petrit Vasili

I ftuar në RTV Ora, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili foli edhe për temën e shumëpërfolur të ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Vasili u shpreh se një vendim i tillë nuk mund të merrej në Këshillin Politik sepse është një vendim që i takon popullit.

Petrit Vasili: Të gjitha sistemet zgjedhore i rrënon vota e vjedhur. Sa më takon mua, sistemi elektoral shqiptar ka qenë vendosur në kushtetutën miratuar me referendum në 1998. Ku sistem u ndryshuar në mënyrë fantomatike në vitin 2008 me konsensus partish, i kritikuar në kohë.

Atributet për ta ndryshuar këtë sistemi i ka populli dhe nuk mund të zgjidhen në një këshill politik. Nëse u ndryshua me një kompromis kundër popullit, nuk mund të ndryshohet në një këshill politik, me një kompromis. As nuk mund të miratohet ndryshimi i kushtetutës dhe i sistemit në një parlament pa formë, pa pamje dhe antikushtetues. 

Askush nuk mund të imponojnë një sistem që do. Në tavolinën e reformës janë diskutuar 5 variante të sistemit dhe u ra dakord që ky diskutim kërkon kohë, kërkon hapje të tavolinave, sepse askush në atë tavolinë nuk kishte atributin për të vendosur që ky sistem do të ishte mirë për Shqipëri. Kështu do të riciklonim 2008-tën, ose më keq akoma, pasi në këtë viti parlamenti ishte legjitim. 

Duhet të kemi një ligj të ri për referendumet, pasi praktika referendare është bërë e pamundur pasi është një ligj bllokues. Duhet një ligj i ri për referendumet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat