Shënohet një tjetër viktimë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatike

Shqipëria

Shënohet një tjetër viktimë me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë: Ishte asimptomatike

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 11:38
Ilustrim

Shënohet një tjetër viktimë si pasojë e koronavirusit në vend. Në spitalin Infektiv paraditen e sotme ka gjetur vdekjen një paciente rreth 81 vjeç.

Burime nga spitali bëjnë me dije se pacientja ishte e shtruar tek reparti i sëmundjeve të brendshme, ku dhe është infektuar.

Mësohet se ajo ishte e shtruar bashkë me të shoqin tek spitali Infektim, pas transferimit nga reparti i sëmundjeve të brendshme, i cili pak ditë më parë u kthye në një vatër koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë informon zyrtarisht se, referuar shërbimit infektiv, një 81-vjeçare ka ndërruar jetë nga insuficienca multiorganore.

E moshuara, sipas këtij shërbimi, ishte asimptomatike për Covid-19, por e prekur nga virusi.

81-vjeçarja vuante dhe nga insuficiencë multiorganore kronike të dekompensuar (kardiake, renale, metabolike, diabet insulinovartes), bartëse e sars cov2, por pa simptoma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat